Afrona Dika gati për t’iu kthyer dashurisë së vjetër

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 10:52
Afrona Dika gati për t’iu kthyer dashurisë së vjetër

Afrona Dika u bë mjaftë e njohur për shkak të jetës së saj private, lidhjes dhe martesës me Bleron.

Ajo, kishte karrierë modeste si foto-modele, ama vëmendja nuk i mungoj për shkak zhvillimeve në aspektin personal.

Modelja ka pozuar për disenjatorë të ndryshëm shqiptar. Afrona ka realizuar set të fotografive nga fotografi profesional, madje edhe nga Fadil Berisha.

Para disa ditësh modelja bëri një pyetje se a duhet të filloj karrierën e saj në një nga firmat e njohura botërore, Guess.

A është ky një paralajmërim që modelja po e bënë për një kthim të mundshëm në modelim? Kjo mbetet të shihet në vazhdim.

(Kosova Sot Online)