Kënga e Bebe Rexhës në majë të top-listave muzikore

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 22:06
Kënga e Bebe Rexhës në majë të top-listave muzikore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është rikthyer në majë të top-listave muzikore.
Bashkëpunimi i saj me DJ David Guetta, “I’m good (Blue)”, ka tash e sa javë që qëndron e renditur lart në top listat e Spotify, Apple Music, Shazam dhe iTunes.

Në këtë të fundit, ajo ka arritur që të renditet e para si kënga më e dëgjuar e momentit në mbarë botën.

Image

“I’m good (Blue)”, lë para në vend të dytë “As it was” nga Harry Styles” dhe “Keep me Closer” nga Britney Spears dhe Elton John.

Kënga e artistes me origjinë shqiptare përndryshe do të publikohet këto ditë edhe me klip, të cilin dyshja e xhiruan pak ditë më parë në Ibiza.

“I’m good (Blue)”, përndryshe ka qëndrruar për disa javë rresht e para edhe në ‘Official Charts’, e cila është top-lista zyrtare e kalkulimeve të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)