Rita Ora pas martesës shfaq linjat se*si

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 15:12
Rita Ora pas martesës shfaq linjat se*si

Rita Ora mbetet e angazhuar me performanca dhe projekte të ndryshme.

Pas një koncerti në Shqipëri në fund të muajit gusht dhe paraqitjes në festivalin “Rock In Rio” në Brazil, 31-vjeçarja tashmë është rikthyer në Losa Angeles.

Atje Rita i është kthyer punës në projekte të reja ndërsa edhe ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj të Instagramit.

Krijuesja e hitit “Anywhere” pozoi e veshur me shumë stil, një kostum dypjesësh të shkurtër dhe sportiv të cilin e përshtati me një këmishë të gjatë me vija të kuqe dhe bardhë.

Pamja e këngëtares u kompletua me çizme të gjata dhe të zeza bashkë me një çantë shumëngjyrëshe, syze dielli dhe kapele.

Image

(Kosova Sot Online)