Genta Ismajli e mahnitshme me stilin e ri të flokëve

  • G.G /
  • 27 September 2022 - 11:28
Genta Ismajli e mahnitshme me stilin e ri të flokëve

Genta Ismajli, është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Ajo qysh në fillimet e saj ra në sy për stilin dhe mënyrën e kërcimit që bënte në paraqitjet e sa.

Këngëtarja gjilanase pati një shkëputje nga ekrani, pasi njohu dashurinë e saj, biznesmenin turk, Ustah.

E muaj më parë çifti në fjalë janë bërë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali.

Genta, ka lënë profesionin anash dhe i është përkushtuar dy fëmijëve të saj.

Kurse tani Genta ka publikuar disa imazhe ku shfaqet nga salloni i obdulimit. Me flokë të rregulluara bukur dhe me grim të lehtë, Genta po shkelen në pamje.

Biznesmeni turk do ta ketë të vështirë t’i rezistojë kësaj pamje të dashurës së saj.

(Kosova Sot Online)