Eleni Foureira shtatzënë!

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 14:30
Eleni Foureira shtatzënë!

Pas thashethemeve për shtatzëninë, Eleni Foureira bëri daljen e saj të parë publike. Këngëtarja në dy muajt e fundit i është shmangur daljeve publike dhe është kujdesur të mos ekspozojë shumë barkun. Këtë herë, megjithatë, kamerat e kanë pikasur në një pjesë qendrore të Athinës.

Emisioni “Mirëmëngjes” prezantoi disa pamje nga dalja e saj në darkë dhe siç thuhej në raport, këngëtarja me origjinë shqiptare u shqetësua nga prania e kamerave aty. Kujtojmë se thashethemet se këngëtarja është shtatzënë me Alberto Botia nisën në verë kur ajo anuloi koncertet e planifikuara.

Image

(Kosova Sot Online)