Lexoni edhe:
Vera feston&Sunaj uron: I gëzofsh edhe shumë vite të lumtura
Aurela Gaçe “ka ngecur” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konkretisht në Florida dhe kjo për shkak të një uragani të fuqishëm që pritet të përfshijë vendin. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku shprehet se është në gjendje të mirë.
Vera feston&Sunaj uron: I gëzofsh edhe shumë vite të lumtura Lexoni edhe:
“Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë. Edhe unë jam mirë, por momentalisht ndodhem në Florida në Amerikë dhe vendi ku unë ndodhem pritet të goditet nga një uragan i fuqishëm. Nuk është në dorën time. Janë mbyllur aeroportet, portet, na kanë evakuauar nga hotelet ku ndodheshim. Tani ndodhem në një vend më të sigurtë në shtëpinë e miqëve të mi,”-tregoi ndër të tjera Aurela.
Disa kohë më parë Aurela Gaçe zbuloi momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.
Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Për të mos lënë vend për keqkuptime ajo e sqaroi njëherë e mirë situatën asokohe.
E pyetur nëse ka pasur raste që i është dashur të anulojë ndonjë performancë, këngëtarja tha: “Ka ndodhur që e kam bërë në maj në Amerikë. Vija pas një sezoni të fuqishëm në Tiranë ku vë shumë energji, dhe mbase isha pak e tejet lodhur dhe mjekja atje më këshilloi që të merrja 10 ditë pushim. Unë e thashë që do bëja pushim, mediat e bënë që Aurela lë muzikën, ore këtu më keni mua, nuk ju ndahem unë…”
(Kosova Sot Online)