Morena vjen me një stil plot sharmë në xhinse

  • G.G /
  • 11 October 2022 - 09:47
Morena vjen me një stil plot sharmë në xhinse

Ajo është e njohur për fotot e saj nëpër rrjetet sociale

Bukuroshja Morena Taraku është paraqitur me plot stil në disa veshje të fundit.

Në një ballkon, bukuroshja kosovare ka pasur të veshur xhinse me një shirit të bardhë, të cilën e ka kombinuar me një këmishë.

Të mbathura ka pasur atlete kurse si aksesorë një çantë që i është përshtatur me veshjen e saj.

Ndryshe, Morena ka qenë sivjet më aktive me stilin e saj por jo edhe me këngë pasi që këtë vit nuk ka lansuar ndonjë të tillë. 

(Kosova Sot Online)