Efi i thotë të gjitha: Nga ndërhyrja në hundë e deri te pjesa më sek*si

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 18:30
Efi i thotë të gjitha: Nga ndërhyrja në hundë e deri te pjesa më sek*si

Efi u bë mjaft e njohur nga Për’Puthen dhe mori një vëmendje të madhe. Së fundmi, ajo i dha disa detaje për veten e saj.

Por a është bërë pishman ajo për ndërhyrjen në hundë? “Jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Por raporti me Fationin si është dhe a do të ketë një marrëdhënie mes tyre? “Kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj ajo. “Me shokët nuk mund të flasësh përditë”, tha ajo duke zbuluar se mesazhi i fundit mes saj dhe Fationit ka qenë para një jave.

Po pjesa më seksi në trupin e saj kush është? “Të gjitha bashkë bëjnë një paketë”, theksoi ajo.

Ish-konkurentja e emisionit të dashurisë e nisi fillimisht duke rimodeluar hundën e saj, operacion të cilin u shpreh se e mendonte prej kohësh ndonëse kishte hezituar deri më tani.

Pse jo fundja, në një kohë kur operacionet plastike, sidomos ai i hundës janë kthyer në një gjë të zakonshme.

Pas kësaj rradhën e kanë flokët. Efi ka ndarë me ndjekësit e saj disa video në Instastory ku duket ndryshe me baluke tashmë.

Epo në një kohë kur ky model po rikthehet fuqishëm në modë, nuk kishte si t’i shpëtonte edhe ish-konkurentes së Përputhen.

(Kosova Sot Online)