Adelina Tahiri mes emocionesh prezanton për herë të parë bashkëshortin dhe djalin e saj

  • A.P /
  • 13 October 2022 - 15:45
Adelina Tahiri mes emocionesh prezanton për herë të parë bashkëshortin dhe djalin e saj

Pjesë e ‘’Dance Albania’’ në puntatën e fundit u bë edhe Adelina Tahiri.

Këngëtarja e njohur nga Shkupi u shfaq në skenë duke zbuluar se në sallë ndodheshin edhe bashkëshorti dhe djali i saj, të cilët i prezantoi për herë të parë në publik.

 

Ata po ndiqnin për nga afër performancën e më të dashurës së tyre dhe kjo e emocioni shumë Adelinën.

“Jam më tepër se e emocionuar këtë radhë sepse kemi punuar në këtë skenë me ju dhe Verën. Por këtë herë kam dy herë më shumë emocione sepse për herë të parë kam çunin, kam burrin në skenë. Bashkëshorti është hera e parë që vjen sepse rri larg kamerave, nuk ka shumë dëshirë, por dashuria e madhe dhe përkrahja duhet të na rrijë ndonjëherë dhe mbrapa. Faleminderit shumë dhe ju dua shumë”, u shpreh këngëtarja.

Image

(Kosova Sot Online)