Dua kërkon liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës

  • A.P /
  • 13 October 2022 - 22:00
Dua kërkon liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës

Dua Lipa ka kërkuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Lipa këtë “thirrje” e bëri në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.

Kujtojmë se sot Këshilli i Bashkimit Europian diskuton në lidhje me mundësinë e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës në zonën Schengen.

Kosovarët janë të vetmit në kontinentin e vjetër të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër Europë.

(Kosova Sot Online)