Tuna dhe Orinda bëhen bashkë

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 19:45
Tuna dhe Orinda bëhen bashkë

Mami Orinda dhe mami Tuna kanë menduar që tani për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Dy vajzat e njohura të showbiz-it tonë janë bërë bashkë në një event ku ishin të ftuara të dyja.

E në këtë takim siç duket ato kanë lidhur edhe “krushqinë” më të re. Ka qenë këngëtarja Tuna Sejdini e cila teksa po bënte gëzuar me Orinda Hutën, është shprehur me shaka sigurisht, që kjo dolli shkon për nder të djalit të saj dhe vajzës së Orindës.

“Atara për Zen’in, u kry bac,”-ka shkruar Tuna krahas videos. Edhe moderatorja e ka ripostuar videon në profilin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.


Kujtojmë që Zeni është djali i dytë i Tunës. Ajo është nënë edhe e një djali tjetër, Tian, babai i të cilëve është Patris Berisha.

Ndërsa Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një fëmijë në muajin korrik. Orinda solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

Që nga ai moment, Orinda dhe Turjani na ëmbëlsojnë herë pas here me imazhet e së voglës, të cilës i janë përkushtuar totalisht.

Për sa i përket emrit “Atara”, Turi tha se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë.”- tregoi ai.

Image

(Kosova Sot Online)