Rita Haziri mahnit me pamjen e saj unike

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 10:18
Rita Haziri mahnit me pamjen e saj unike

Rita Haziri, është një këngëtare e re në treg.

Ani pse ka pak kohë që ka hyrë në industrinë e muzikës, ajo ka arritur që shumë shpejtë ta bëjë për vete një numër të madh adhuruesish.

E veçanta e saj është se ajo në këtë rrugë ka hyrë së bashku me të fejuarin, Fidan Gashi.

Dyshja kanë sjellë duetet e këngë të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Pas përfundimit të sezonit veror të ngarkuar me dasma dhe ahengje, Rita ka vendosur qe të merret me pamjen e saj.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi nga Zvicra, ku ka habitur të gjithë me pamjen.

E veshur krejt zi, ajo që bie në sy është se Rita shfaqet me flokë të kapura dhe pa grim.

Kaq të parregulluar nuk e kemi parë kurrë këngëtaren e dashur për publikun shqiptarë.

(Kosova Sot Online)