Megi tregon dedikimin që e ka marrë nga i dashuri

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 16:09
Megi tregon dedikimin që e ka marrë nga i dashuri

Këtë sezon Megi Pojani është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç jemi mësuar tanimë, bukuroshja e merr vëmendjen kudo që shkon. E shumëpërfolur është gjithashtu edhe për jetën e saj private ku së fundmi është përfolur për një lidhje me futbollistin Endri Çekiçi edhe pse nuk e ka pohuar kurrë publikisht.

Megjithatë një Instastory e ripostuar nga mikesha e saj e cila ka treguar një dedikim për të ku thuhet: “Megi të dua” dhe e shoqëron me fjalët “autorin nuk po jua tregoj”, ka ngritur dyshimet me Megi mund të ketë pranuar lidhjen e saj me Endrin.

Ju më doni po aq sa ju dua unë. S’ka nevojë për emra, kuptohemi pa fjalë.

E mes shumë prapaskenave gjatë premierës, një detaj u bë viral në rrjet. Megi Pojani, një nga konkurrentet vip të show, mori surprizën e mrekullueshme. Bëhet fjalë për një buqetë me lule si dhe një pafundësi trëndafilash të kuq. Po përflitet se surpriza magjike i erdhi nga Endri Çekiçi. Epo Megi ende nuk e ka konfirmuar këtë fakt, por me siguri ai që ia ka bërë këtë surprizë e do shumë!

Image

(Kosova Sot Online)