50 Cent bën shqiponjën me duar

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 10:20
50 Cent bën shqiponjën me duar

Një nga artistët më të suksesshëm në botë, 50 Cent, numëron hite të shumta dhe prej vitesh konsiderohet ikonë e Hip-Hop-it botëror, teksa ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.

Curtis James Jackson III, i cili është emri i vërtetë i artistit 50 Cent, ka mbajtur një koncert në qytetin e Zvicrës, Gjenevë.

 

Pasi përformoi hitet e tij të cilat që në momentin që i ka lancuar janë pritur mjaft mirë nga audienca në mbarë botën, 50 Cent në mbyllje të koncertit ka përshëndetur pjesëmarrësit duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.


(Kosova Sot Online)