Gili bën urimin special për nusen e saj

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 15:00
Gili bën urimin special për nusen e saj

Këngëtarja e njohur, Gili ka bërë një urim special për nusen e djalit të saj, Herolina. Për ditëlindjen e saj, këngëtarja ka ndarë një foto të ëmbël me të renë.”Urime ditëlindja Herolina. Freskia e familjes sime”, ka shkruar këngëtarja duke treguar kështu dhe raportin e afërt që ka me nusen e saj.

 

Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja bëri me dije se djali i saj, Roberti dhe Herolina do të bëheshin prindër për herë të parë. Përmes një videoje që publikuan në rrjete sociale, ata zbuluan se do të bëhen me një djalë. Kujtojmë që Roberti dhe Herolina u martuan në fillim të këtij viti në Maldive.

Image

(Kosova Sot Online)