Melinda Ademi duket mahnitëse në fotografitë e fundit

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 10:52
Melinda Ademi duket mahnitëse në fotografitë e fundit

Pos që është një këngëtare e pëlqyer, Melinda Ademi admirohet edhe për dukjen e saj.

Më shumë se 1.1 milion fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram dhe i presin me kërshëri publikimet e reja të bukuroshes.

Gjatë të enjtes, ajo ka ardhur me poza tërheqëse, ndërsa me këto imazhe të postuara, këngëtarja në një formë e ka paralajmëruar edhe projektin e saj të ri.

Krahas e fotografive, ajo i ka publikuar disa vargje që besohet të jenë nga teksti i këngës së re.

Ndryshe, dueti me Finem, “Milano”, është realizimi më i fundit muzikor i Melindës, i cili numëron rreth nëntë milionë shikime në YouTube një muaj pas publikimit. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

(Kosova Sot Online)