Xhensila lahet me shampanjë në Firenze: Jeta është e bukur

  • E.K /
  • 29 October 2022 - 14:24
Xhensila lahet me shampanjë në Firenze: Jeta është e bukur

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ndodhet me pushime në Itali.

Ajo duket se po shijon gjithçka nga gatimet, kultura deri te vendet piktoreske.

Mirëpo, së fundmi, Xhensila i ka befasuar të gjithë, pasi ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqet me një çadër në duar teksa lahet me shampanjë.

“Jeta është e bukur”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Firenze. Nuk dihet nëse ky moment është pjesë e ndonjë klipi apo Xhensila e ka realizuar thjesht për dëshirën e saj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim:

(Kosova Sot Online)