David Dreshaj vjen me 'The Christmas Ep'

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 14:40
David Dreshaj vjen me  'The Christmas Ep'

Një nga idetë më fantastike në muajin festiv qê është dhjetori dikur vinin me këngët për Krishtlindje si: Frank Sinastra, Elvis Presley, Mariah Carey , Michael Buble apo shumë yje të tjerë botëror, por tashmë kemi idenë e artistit shqiptar. Po pikërisht këngëtari David Dreshaj sapo ka sjellë një projekt mjaft të bukur që e ka quajtur "The Christmas Ep" me 7 këngë të njohura krishtlindjesh të kënduar mjaft origjinale e bukur nga talenti nga Malësia.

Këngët mjaft të njohura gjashtë prej tyre, ndërsa një dhe e para që është në gjuhën shqipe është e re dhe albumi përmban si : " Si Këmbanë", " What Child is This", " Silent Night", Noel ( He is born", " Mary did you know" , "Jingel Bells', 'O come, o come Emmanuel" i gjeni në Ep nga David Dreshaj dhe na besoni do tju bëjnë festat e fundvitit teksa i dëgjoni edhe më të lumtura.

iE veçanta e këtij albumi që do të vulosë karrirën e tij muzikore si artist i shumë hiteve është dhe fotoja që ka dashur të prezantohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online,” me Davidin kur ishte i vogël, duke piktuar më shumë lumturinë festive të këtyre këngëve.

Ne ju ftojmë t'i shijoni e t'i dëgjoni në linkun më poshtë një e nga një publikuar në ditën e parë të dhjetorit të gjithë projektin me klipe e ku i gjeni në kanalin e Youtube me emrin David Dreshaj.

(Kosova Sot Online)