Tayna: Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 15:35
Tayna: Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija

Tayna edhe gjatë vitit 2022 ishte aktive me lansimin e këngëve por edhe e angazhuar me mbrëmje muzikore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundi ajo ka pasur një mesazh për ndjekësit e saj...


“Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija, edhe ata me vetëbesimin më të madh. Por mëso të mos jesh i ashpër me veten dhe gjithmonë ki besim se gjithçka që po ndodh është për të mirën tënde, pavarësisht se sa e vështirë është për tu besuar. Më e rëndësishmja, besoni në vete! Opinioni yt për veten është i vetmi opinion që ka rëndësi në fund të ditës sepse është jeta jote. Ju dua të gjithëve dhe jam e lumtur t’ju kem ndihmuar në ndonjë mënyrë”, ka shkruar Tayna.

Image


(Kosova Sot Online)