Monica Bellucci ju magjeps me bukurinë e saj

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 21:31
Monica Bellucci ju magjeps me bukurinë e saj

Monica Bellucci pozon për kopertinën e re të revistës gjermane MADAME me një transparencë mahnitëse që dëshmon se feminiteti nuk ka moshë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Bukuroshja 58-vjeçare mbetet padyshim një nga femrat më magjepsëse në të gjithë botën dhe adhurohet për sofistikimin dhe bukurinë e saj nga miliona njerëz.

 

Italianja me sharmin e pakrahasueshëm ka folur për revistën gjermane për feminilitetin, feminizmin, si dhe klishetë në standardet e bukurisë.

“Feminizëm për mua do të thotë të ndihem rehat me feminilitetin tim”, ka thënë ndër të tjera aktorja.

Në një tjetër moment të intervistës, ajo ka folur për peshën e saj dhe raportin që ka me trupin e saj.

"Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me lakore, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 nuk ke të njëjtat nevoja si atëherë ti ishe 20”, tha ajo.

"Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni në qendër të vëmendjes dhe jeni i dyti. Kjo na jep një tjetër perspektivë," vazhdoi Bellucci.

Siç e bëri të qartë, ajo nuk është e gatshme të humbasë vitet e saj duke ndjekur dieta strikte dhe rraskapitëse, as nuk do të kalojë shumë kohë në palestër, të gjitha vetëm për të pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj.

Natyrisht, ajo e do veten dhe kujdeset për veten, duke bërë pilates për të mbajtur në formë dhe thjesht duke ndjekur dietën e saj për disa ditë nëse ndjen se ka shkuar përtej asaj që ajo e konsideron 'ideale'.

(Kosova Sot Online)