Ronela: Pse jeta është e padrejtë!

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 15:41
Ronela: Pse jeta është e padrejtë!

Ronela Hajati ka bërë një postim një rrjete sociale, ku është ndalur tek rrëfimi i Luizit brenda BB Vip2, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky reagim vjen pasi këngëtari theksoi se vuan nga një sëmundje e rrallë.

“Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë te Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ndërkohë që ajo që ka marrë gjithashtu vëmendjen është edhe reagimi i Kiarës, e cila është shprehur se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.

Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht…

Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija…


(Kosova Sot Online)