Dua Lipa dhe Bebe Rexha gati për një tjetër sukses

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 17:44
Dua Lipa dhe Bebe Rexha gati për një tjetër sukses

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy yjet shqiptare të muzikës botërore, kanë siguruar disa nominime për çmimet e famshme të muzikës botërore “iHeartRadio 2023”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Padyshim më e nominuara është Dua Lipa, e cila garon për 7 çmime, ndër të cilat për Artisten e Vitit, për këngën më të mirë Dance apo për bashkëpunimin më të mirë.


Derisa në këtë kategori, ajo garon me hitet “Cold Heart” me Elton John dhe “Sweetest Pie” me Megan Thee Stallion.

Nga ana tjetër, Bebe Rexha është nominuar për këngëtaren më të mirë Dance, e po ashtu edhe për ripërpunimin më të mirë muzikor të vitit me hitin “I’m good blue” në bashkëpunim me David Guetta.

Edicioni i dhjetë i çmimeve “iHeartRadio 2023” mbahet më 27 Mars në Los Angeles.


(Kosova Sot Online)