A është Britney në depresion?

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 10:32
A është Britney në depresion?

Raportohet se pop ylli Britney Spears, po kalon një gjendje aspak të mirë për faktin se djemtë e saj, 17-vjeçari Sean Preston dhe 16-vjeçari Jayden James nuk duan që ta takojnë nënën e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 ‘Britney nuk është mirë. Nuk është si më parë dhe më dhimbset kur e shoh kështu’, shton burimi.

Djemtë e Britney Spears prej disa vitesh jetojnë me babain e tyre, Kevin Federline, në Calabasas.

 ‘Problemi është se ajo është shumë e trishtuar që djemtë nuk duan ta takojnë, ndihet shumë keq. Është nënë e dy djemve dhe nuk i sheh kurrë ata, mendoj se çdo nënë do të ndihej tmerrësisht keq’, thekson burimi.

(Kosova Sot Online)