'Me ty' nga Luiz Ejlli 'thyen' çdo rekord

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 20:00
'Me ty' nga Luiz Ejlli 'thyen' çdo rekord

Vetëm 24 orë nga publikimi i këngës në kanalin zyrtar  në Youtube, kënga "Me ty" nga Luiz Ejlli, ka grumbulluar mbi 2 milion klikime, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Popullariteti i tij në formatin “Big Brother Vip” duket se do të jetë një ogur i mirë edhe për profesionin e tij si këngëtar.

‘Shën Valentini’ solli mbrëmjen e djeshme në ‘Prime-in’ e “BBV” emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’.

(Kosova Sot Online)