Kiara - Oltës: Çfarë ke me burrin tim

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 12:18
Kiara - Oltës: Çfarë ke me burrin tim

Pas përfundimit të Big Brother Albania Vip mbrëmjen e djeshme, Kiara ka debatuar ashpër me Oltën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kiara iu kthye aktores që debatet që ka me Luizin t’i përfundojë me të dhe të mos e përfshijë luftën e tyre.

“Çfarë ke me burrin tim, merru me burrin tim nëse ke këllqe. Po merresh me një person që nuk të ka bërë asgjë. E ke të gjithën me Luizin. Por nuk ka gjë se bota është me rrota”, tha Kiara dhe më pas ftoi Luizin të bëjnë një foto në oborr.

Ditën e djeshme Olta çoi në nominim çiftin përballë Bledit pas hapjes së zarfit të kuq, nga loja ku u bë lidere për shkak se u shpall e preferuara e publikut.


Emri i saj në listën e personazheve të preferuar të publikut ka nxitur kontestime të shumta në rrjet.


(Kosova Sot Online)