Kiara e zbulon pse Olta dëshiron ta ndaj nga Luizi

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 19:56
Kiara e zbulon pse Olta dëshiron ta ndaj nga Luizi

Zgjedhjen e bërë nga Olta Gixhari gjatë spektaklit të së shtunës, ku ajo vendosi që të dërgojë në nominim tre banorë, Luiz Ejllin, Kiarën dhe Bledi Manen, e ka komentuar së fundmi, Kiara Tito, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Një zgjedhje shumë e fortë, teksa Kiara ka thënë se ajo e priste këtë gjë.

Beati e pyeti Kiarën se si iu duk zgjedhja e Oltës. Moderatorja tha se aktorja po tenton të ndajë një çift për shkak të konfliktit që ajo ka me Luizin.

“E pritshme dhe logjike deri diku… e prisja se përveç faktit që e degjoj Oltën në shtëpi dhe ma ka thënë 2 ditë rresht që do më nominojë, nuk është gjë bukur, por mund të them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin e lojës që ajo ka me Luizin drejtpërdrejtë…

Më ka përfshirë dhe mua për konfliktin kundër Luizit… Olta në mendimin tim nuk ka bërë mirë,  nuk është gabim se është zgjedhja e saj, por nuk ka bërë mirë”  u shpreh Kiara Tito.


(Kosova Sot Online)