Kiara - Oltës: Sa fallco je moj

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 15:02
Kiara - Oltës: Sa fallco je moj

Kiara ka theksuar se që prej hyrjes së saj në Big Brother Albania Vip,  nuk ka për ta harruar kurrë fjalën e Oltës, kur e pa të përlotur, e cila i tha se ajo është lojtare shumë e dobët dhe se nuk përballon presion, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Luizi nga ana tjetër, i tha Oltës se në momentin që ajo shikon që një lojtar është i dobët, ajo shkon dhe e “sulmon”.

Ky i fundit përmendi situatën që ndodhi me Valbonën pas votimit për liderin. Luizi tha se Olta nuk e thotë në sy të të gjithëve mendimin e saj, apo nuk e mbron dikë përpara të gjithëve, por ngrihet bashkë me “zarin” dhe i shkon mbrapa, në këtë rast Valbonës, dhe e fryn atë.

Olta e kundërshtoi mendimin e Luizit, duke thënë se ajo reagoi në moment dhe nuk ndodhi ashtu siç thotë ai.

(Kosova Sot Online)