Kiara - Luizit: E ke mendjen vetëm te loja

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 22:51
Kiara - Luizit: E ke mendjen vetëm te loja

Telenovela  “Big Brother Albania Vip” po vijon, Kiara së fundi është ankuar ndaj Luizit për faktin se ai e ka mendjen vetëm te strategjia e lojës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Kiara: Kemi tension, është në përgjithësi se e ndjej. Na lodhe, vetëm muhabete për lojën bën. Ndonjëherë kjo gjë më lodh. Kam nevojë të ulem të bëjmë një bisedë normale.


Luizi: Si mund të bëjmë bisedë normale në këtë ambient ku privatësia është zero. Unë kam shumë për të thënë për atë takim që pata dje me Arbenin, por nuk më bëhet ta them se është diçka që duhet ta dimë ti dhe unë.

Kiara: Zëre se nuk ta thashë, të lutem më lër se nuk jam në terezi. Pse më kap te pika ime e dobët që është dollapi

Luizi: Pika ime e dobët je ti.

Çifti më pas u sqarua dhe vijoi duke dhuruar momente romantike.

(Kosova Sot Online)