Zbardhen detaje si u largu Olta Gixhari nga puna

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 15:50
Zbardhen detaje si u largu Olta Gixhari nga puna

Olta Gixhari është bërë pjesë e “Big Brother Albania Vip” prej më shumë se 2 muajsh, dhe habiti jo pak me këtë vendim të saj, pasi prej disa vitesh, ishte shkëputur nga jeta publike, për t’u larguar drejt Spanjës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 


Megjithatë pak para largimit nga vendi, ajo u hoq nga puna si aktore tek Teatri Kombëtar.


Olta Gixhari u pushua pa asnjë motivacion nga drejtori i atëhershëm, Hervin Çuli. Menjëherë aktorja zgjodhi të padisë institucionin për shkelje të kontratës.

Sipas paditëses, Olta Gixhari, zgjidhja e kontratës është bërë me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të justifikuara. Ndërkohë që kërkonte dëshmshpërbim për zgjidhen e kontratës.

Teksa aktorja e njohur është brenda shtëpisë, duket se gjyqi ende vazhdon dhe nuk ka marrë një vendim për ankesën e saj.

Nërkoha Olta e ka akuzuar publikisht Hervin Çulin, se i jepte role vetëm gruas së tij, Adelina Muçës.

“Unë po them një bombe tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se ‘Art Turbina’ dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardhur ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur.

(Kosova Sot Online)