Ja pse mund të 'përjashtohen' Luizi dhe Armaldo

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 18:33
Ja pse mund të 'përjashtohen' Luizi dhe Armaldo

Që pas përjashtimit të Ermionës dhe Evës, Luizi ka shprehur më shumë se një herë, në biseda me Kiarën apo Tanin, se ai mund të përjashtohet në Prime-in e së shtunës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Sipas tij, debati që ka patur me Evën mund të keqinterpretohet dhe të merret si “presion i madh psikologjik” që ai ka ushtruar ndaj aktores.

“A e di se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky? Mund të iki shtunën, në lidhje atë rastin me Evën. Është si herën tjetër, që ndodhi rasti me Kiarën, nuk e sollën zarfin e zi direkt, por e sollën të martën. Mënyra se si kam folur me të mund të diskutohet”- u shpreh Luizi.

Por, Luizi nuk ka menduar një zarf të zi për veten, por edhe për Armaldon. U duk se dyshja u sqaruan dhe i lanë pas hatërmbetjet mes njëri-tjetrit, por jo. Mbrëmjen e djeshme Armaldo e quajti Luizin “çapaçul”, gjë që pasoi me një diskutim mes tyre, ku Luizi i përmendi zarfin e zi dhe faktin se ndjehet i bullozuar nga ai.

Në një diskutim më pas me Kiarën, Luizi tha se është shumë i lumtur dhe ditën e nesërme në Prime, do ta kuptojmë arsyen. Më tej, ai i shpjegoi Kiarës logjikën e tij për të “përjashtuar” Armaldon. Sipas tij, kur ai iu drejtua Armaldos me fjalën “çapaçul”, u diskutua gjatë asokohe në Prime dhe tenori u shpreh i ofenduar. Luizi thotë se tani edhe ai ka të drejtë të ndjehet i fyer nga fjala e tij, e cila erdhi pas ultimatumit nga “Vëllai i Madh”.

“Mua ai sot më tha “çapaçul”, por kur unë ia thash atij u bë nami, e diskutuam gjatë dhe ai tha se u ndje i fyer. Tani edhe unë ndjehem i fyer, por puna është se ai e tha pas zarfit të zi që na u dha ultimatum për ofendimte. Kujton se ia harroj unë atij çfarë më ka bërë, të betohem në shpirt të babit që nuk ia harroj. Do i paguajnë çfarë na kanë bërë, ty (Kiarës) dhe mua. Unë jam ndjerë i fyer, do ankohem. “Edhe 100 vjehrri o çapaçul”, tha, e dëgjova”- tha këngëtari për Armaldon.

(Kosova Sot Online)