Olta Gixhari nuk e din ku ndodhet Prekazi

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 21:43
Olta Gixhari nuk e din ku ndodhet Prekazi

Për Kosovën, duket se nuk ka shumë informacione Olta Gixhari, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë e vërtetoj gjatë një komunikimi me fansat që mundësohet nga Big Brother Albania VIP 2, ku dërgohen dhurata me para për të gjithë konkurrentët, Luizi ka marrë një mesazh nga “familja Jashari”, s’paku ashtu shkruhej në mesazhin e dhënë në ekran.

“Përshëndetje nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruante në këtë mesazh që ishte nënshkruar në emër të Hamëz Jasharit.

Derisa Luizi ngritët në këmbë për ta përshëndetur Hamzën për mesazhin e dërguar, Olta kthehet duke pyetur:

“Çka është Prekazi?”.

Është Nita ajo që fillon që t’ia shpjegojë asaj, duke i thënë Oltës që “Prekazi është vendi historik i Kosovës”, derisa Luizit i thotë se mori komentin dhe përshëndetjen më të bukur për sot. 

(Kosova Sot Online)