Hapet fondacion 'online' për Luizin

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 14:57
Hapet fondacion 'online' për Luizin

Kryefjala e këtij edicioni të "Big Brother VIP Albania" padyshim se vazhdon të jetë Luiz Ejlli, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Duke qenë se ka fansa të shumtë që duan që ai ta fitojë edicionin e dytë të BBVA, për të së fundmi është hapur edhe një fondacion online.

 

Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.

“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.

Në vetëm pak orë pasi është bërë publike, llogaria ka arritur që të mbledhë mbi tetë mijë dollarë.

Image


(Kosova Sot Online)