Kiara i dërgon dron Luizit: Të kam zemër

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 22:00
Kiara i dërgon dron Luizit: Të kam zemër

Ditën e sotme të dashurin e saj Luiz Ejlli, e ka befasuar Kiara, duke i çuar një dron mbi shtëpinë e "Big Brother Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Droni mbante banderolën ku shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara”, teksa mbante dhe foton e dyshes nga puthja e dasmës brenda BBV-së.

Droni ka lumturuar pa masë Luizin.

Duket se me anë të këtij droni, Kiara i çoi dhe një mesazh të koduar që nuk dihet nëse e ka mbajtur Luizi atë çka i ka thënë dikur apo jo.

Këngëtari i ka thënë Kiarës kur ndodheshin të dy në BBV që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

Image

(Kosova Sot Online)