Ndërtesa e modeles shqiptare sulmohet me armë, ajo tregon se u fsheh në dollap

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 12:47
Ndërtesa e modeles shqiptare sulmohet me armë,  ajo tregon se u fsheh në dollap

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, e cila jeton në New York, SHBA, ka treguar një ngjarje të tmershme që asaj i ka ndodhur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo banonte.

Modelja ka treguar se ishte fshehur në dollap, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

Më pas, Berberi ka shkruar se tani ajo është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa.

(Kosova Sot Online)