Luizi dhe Kiara thyejnë rekord me klikime

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 10:39
Luizi dhe Kiara thyejnë rekord me klikime

Dy konkurrentët e "Big Brother Albania VIP", Luizi dhe Kiara kanë arritur miliarda klikime në TikTok, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej nisjes së edicionit të dytë. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre edhe brena shtëpisë duke bërë një dasmë.

 

Në Instagramin e saj është postuar një “screenshot”, foto e cila tregon klikimet rekord të tyre në TikTok.

“15 billion views (15 miliardë shikime)”, shkruhet në Instagramin e moderatores Kiara Tito.

“Luiz dhe Kiara Ejlli”, shkruhet po ashtu në postim.

Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në TikTok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë.

Kiara është futur sërish në shtëpi para pak ditësh, ndërsa ka krijuar shumë “zhurmë” në rrjet, për sjelljen e saj ndaj Luizit dhe banorëve të tjerë, ku për këta të fundit disa e kanë quajtur arrogante.

(Kosova Sot Online)