A e meriton Kiara të shkoj në finalen e 'BB VIP'?

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 18:01
A e meriton Kiara të shkoj në finalen e 'BB VIP'?

Edhe pse pjesa më e madhe e banorëve e poashtu dhe publikut mendojnë që Kiara nuk është lojtare e fortë dhe se nuk e meriton finalen, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Qetsori mendon ndryshe.

Derisa po bisedonte me Kiarën, ai i tha asaj se e sheh finaliste dhe fituese. Sipas Qetsorit, Kiara ka mbajtur peshën e banorëve, peshën e lidhjes dhe se ka përballuar më shumë situata se sa Luizi.

Kjo e fundit e falenderoi Qetsorin për konsideratën dhe i tha atij se thjesht ka reaguar në situata të ndryshmen, në bazë të reality show-t.

Qetsori tha se ai po e gjykon situatën si publik dhe sipas tij, pavarësisht se Luizi ka bërë lojë më të fortë, Kiara ia merr fitoren atij, pasi ka përjetuar më shumë gjëra gjatë rrugëtimit të saj.

(Kosova Sot Online)