Komentin e Luizit për djalin e Oltës nuk duhet ta humbisni

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 15:14
Komentin e Luizit për djalin e Oltës nuk duhet ta humbisni

Me disa imazhe rreth të cilëve do tregonin se çfarë i kujtonin sapo i shihnin, 4 finalistët e ‘Big Brother VIP’ kanë bërë një lojë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa mes fotove të shfaqura në ekran ishte edhe ajo e një djali të vogël me flokë bjond, me kurriz në një fushë të gjelbër.

Luizi tha se imazhi i sjell në mend djalin e Oltës, pasi klipi që u shfaq përpara disa kohësh në dhomën e ndenjes ishte i ngjashëm me fotografinë. Ai madje përshëndeti nga ekrani Amarin, Oltën dhe bashkëshortin e saj Dorin. 

“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi.

Komenti i tij por edhe ai moment i veçantë, duket se ka prekur edhe Oltën e cila ka rishpërndarë videon duke shkruar “Ohh” me emojin e dy syve të përlotur.

Image

(Kosova Sot Online)