A jeni gati për finalen e 'Big Brother Albania VIP 2'?

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 14:27
A jeni gati për finalen e 'Big Brother Albania VIP 2'?

Nga finalja e madhe e 'Big Brother Albania VIP 2', na ndan vetëm një ditë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Zyrtarisht 6 maji do të jetë dita kur njëri prej katërshes Luiz, Efi, Kristi, Dea do të jetë fituesi i çmimit të madh.

 

Megjithatë fituesi ka kohë që është zgjedhur nga publiku, e ai është padyshim Luiz Ejlli.

Produksioni ka publikuar promon e finales në të cilën ka përmbledhur momnetet më të bukura të këtij edicioni dhe ato më të paharrueshmet.

Në klip dëgjohen edhe përjetimet e katër finalistët teksa shpjegojnë ndjesinë që u dha ky edicion.

(Kosova Sot Online)