Pse në dasmën e Luizit mungoi nëna dhe motra e tij?

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:24
Pse në dasmën e Luizit mungoi nëna dhe motra e tij?

Dashuria e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, është kurorëzuar në martesë në natën finale të "Big Brothe Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Çifti më i famshëm i momentit kanë zhvilluar ceremoninë e tyre në ambientet e Bashkisë së Tiranës, nga kryetari i saj.

Kiara zgjodhi që të marrë mbiemrin e partnerit dhe të dy thanë Po.

Por, asnjë nga familjarët e Luizit nuk u pa në ceremoni, veç hallës së tij.

Nëna e Luizit u shfaq në gjysmëfinale e BBV për të surprizuar të birin, por mungoi sonte në ditën e tyre të rëndësishme.

Kujtojmë se Kiara ka deklaruar më shumë se njëherë se ka raporte të mira me nënën e partnerit të saj dhe se janë takuar. Por moderatorja nuk ka foluar asnjëherë për Ina Ejllin, motrën e Luizit e cila ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale për rrugëtimin e të vëllait në BBV.

(Kosova Sot Online)