Ja me kënd i ka ngelur hatri Olta Gixharit

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 14:17
Ja me kënd i ka ngelur hatri Olta Gixharit

Aktorja Olta Gixhari ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, të cilët janë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, por që ajo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.

 

“A të ngeli hatri me Arminën që mbështeti

“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.

“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”.

Kjo deklaratë e Gixharit vjen një ditë para zgjedhjeve, për të cilat ka shprehur hapur votën e saj. Olta ka treguar se është simpatizante e kanditat të PS për Tiranën, Veliajt.

Pra, mos vallë aktorja ngatërroi pakëz rolet dhe hatri i ka ngelur Berishës?

(Kosova Sot Online)