'Ama zemrën' vjen nga David dhe Elinel

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 14:03
'Ama zemrën' vjen nga David dhe Elinel

Dueti i ardhur nga David Dreshaj dhe Elinel po klilohet e dëgjohet mjaft kudo në çdo platformë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E kemi fjalën për super hitin " Ama zemrën " ku po shkon drejt 1 milion shikime në klipin mjaft të bukur që ka kënga, ndërsa në radiot e TV- të e njohur ku ka muzikë dhe hite të momentit është në Top 1.

 

Ky bashkëpunim i parë i këngëtarit David Dreshaj duket se ka qëlluar taman në shenjë e do të jetë gjithashtu jo vetëm hit i Majit por edhe i verës 2023. Këto ditë Davidi ka qenë shumë i angazhuar i ftuar në Ulqin në një koncert e një ditë më vonë në FestivalColor në Sheshin Skenderbej në Tiranë duke argëtuar me hitet e tij mijëra të pranishëm.

(Kosova Sot Online)