Lokali i Noizyt përfshihet nga flakët

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 10:11
Lokali i Noizyt përfshihet nga flakët

Lokali në pronësi të reperit Noizy është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Durrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e flakëve ka dëmtime të shumta brenda ambjetenve te lokalit.

Ambienti është në emër të babait të këngëtarit, Bashkim Rajkut.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, në Durrës ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


(Kosova Sot Online)