'Tequila' kënga më e re nga David Dreshaj

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 10:26
'Tequila' kënga më e re nga David Dreshaj

David Dreshaj ka publikuar këngen e cila  quhet " Tequila" dhe këtë herë ka ardhur me Don Phenon, dhe kënga dhe klipi është taman verore e që në orët e para të publikimit po pritet mjaft mirë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

David për këtë super projekt ka zgjedhur më të mirët ku mësojmë se producenti dhe Arranged është Cricket me melodi nga Muma ( Endrit Mumajesi), Anxhelo Koci, Cricket, David Dreshaj dhe Don Phenom, beat nga Cricket, teksti nga Don Phenom, Cricket, David, Muma, Elinel dhe video nga SmartMotion.

 

Artisti shqiptar nga Mali i Zi është mjaft i kërkuar kudo e tashmë në koncertet e tij të shumta do ta këndoj edhe hitin e ri, e ku ju mund ta klikoni e ta shijoni në linkun më poshte e jemi shumë të sigurt se do të jetë edhe për ju një nga këngët më të bukura të kësaj vere të nxehtë.

(Kosova Sot Online)