Finem publikon këngën e re “Lutem”

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 09:07
Finem publikon këngën e re “Lutem”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Finem, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor, transmeton "Kosova Sot Online ". “Lutem” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artisti me producim nga Big Bang, në studion e RedBox Entertainment.

Videoja ndërkohë u realizua nga Capturehood Films.

Klejdi Dogjani (emri i vërtetë i Finem) po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ndonëse ka vite në skenë.

Këtë periudhë vere është po ashtu i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare.

24 vjeçari deri më tani ka realizuar disa hite, përfshirë një edhe me reperen Melinda Ademi.

https://youtu.be/9nQzgjSiGZM

(Kosova Sot Online )