Në moment të fundit Capital T ndryshon vendndodhjen e koncertit

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 10:43
Në moment të fundit Capital T ndryshon vendndodhjen e koncertit

Më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto ishin të dhënat kryesore për koncertin e Capital T “ Time Capsule” Ndonëse data dhe gjithçka tjetër ka mbetur e njëjtë, vendndodhja ka ndryshuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Me ana të një video-mesazhi, Trimi ka treguar se nëpërmjet një telefonate nga “shefi” nuk është lejuar ta zhvillojë koncertin e paralajmëruar në stadiumin e qytetit. Ai bëri me dije se vendndodhja e re është shumë pranë stadiumit tek parkingu në Prishtinë.

Image

(Kosova Sot Online)