A është ende përdorues i substancave narkotike Mozzik?

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 13:47
A është ende përdorues i substancave narkotike Mozzik?

Ca vite më parë, reperi i njohur Mozzik, vendosi t’i japë një tjetër kahje jetës së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ai e mbylli kapitullin e abuzimit me droga dhe që nga ajo ditë, mbetet ‘clean’.

Mbi këtë zhvillim, ai ka ndarë emocionet e tij përmes një postimi në Instagram.

“Kam qenë larg drogave për afër gjashtë vite tash, në mos gaboj! Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten. Sigurisht, ishte rrugë e zorshme për mua. Isha shumë i ri. Ambienti, profesioni dhe gjithçka e ndërlidhur. Por ia dola. Ia dola. Falemnderit Zotit”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online).