A është Jori në lidhje me këngëtarin e njohur?

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 14:30
A është Jori në lidhje me këngëtarin e njohur?

Jori Delli, modelja e njohur shqiptare ka marrë sërish vëmendjen e mediave italiane, këtë herë pasi thuhet se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtari postoi një foto në InstaStory ku shihet duke mbajtur dorën e një vajze. Fillimisht u spekulua se ishte dora e Ana Menës, këngëtarja me të cilën kanë edhe hite së bashku, me mbi 200 milionë shikime.

Por sipas investigatorit italian Alessandro Rosica, detajet tregojnë që identiteti misterioz është ai i Jori Dellit.

Këngëtari gjithashtu ka postuar disa foto të tjera, ku dyshja shihen duke u puthur në makinë.

Image
Image

(Kosova Sot Online)