Luana tregon detajet nga projekti i ri

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 14:14
Luana tregon detajet nga projekti i ri

Në nje video-live në Instagram, Luana Vjollca, ka  zbuluar detaje nga projekti i ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Luana ka zbuluar se Prime i emisionit do të zgjas për rreth dy orë dhe do të jetë çdo ditë pranë jush eksluzivisht në TV Klan.

 

Ndër të tjera Luana është shprehur: Aplikimet për t’u bërë pjesë e programit vazhdojnë ende dhe linkun e gjeni lehtësisht në faqen zyrtare të programit dhe në të gjitha platformat online të TV Klan. Konkurrentët nuk janë takuar me njëri-tjetrin dhe ky program do të zhvillohet pa skenar ku gjithçka do të jetë reale.

Moderatorja e programit foli më tej dhe për një risi. ”Do të ketë një aplikacion të dedikuar për “Love Island”, që nuk është bërë më parë për asnjë program. Do të marrin pjesë konkurrentë nga Kosova dhe shqiptar që jetojnë jashtë. Programi do të jetë çdo ditë, por se si, do e zbulojmë të dielën.”

Luana zbuloi se do të ketë edhe persona që janë të njohur për publikun. Ku një ndër këta, u zbulua dje në faqen zyrtare në Instagram. Ajo quhet Ilda dhe është influencer.

Image

(Kosova Sot Online)