Olta Gixhari del me një njoftim

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 18:21
Olta Gixhari del me një njoftim

Disa ditë më parë u bë me dije se Olta Gixhari do të jetë anëtarja e katërt e jurisë së “DWTS”. Ndonëse nuk ka një datë ekzakte se kur fillon ky program, dalëngadalë po zbulohen konkurrentët dhe pjesëtarët e jurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këto lajme që qarkullojnë se atë do ta shohim si “gjyqtare” këtë herë ka reaguar vetë Olta.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, Olta ka publikuar një prej pyetjeve lidhur me formatin, duke dhënë një përgjigjje që as nuk e konfirmon, e as nuk e mohon.

“Mos u merrni me thashetheme”- shkruan ajo, duke lënë vend për dyshim.

Image

(Kosova Sot Online)