Vesa Luma gati për albumin e ri

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 17:41
Vesa Luma gati për albumin e ri

Këngëtarja e njohur Vesa Luma,  ka premtuar surpriza dhe një rikthim të ‘fuqishëm’ në projektet e saj muzikore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë albumin e saj të ri, që do të jetë një ‘mix’ baladash e këngësh ritmike.

 

“Jam në fazë përmbyllëse të EP-s sime. Kam qejf ta ndjej më afër dhe publikun. Jam në punë e sipër. Në shtator ka filluar puna intensive. Do jem po ajo Vesa. Ka dhe balada, por ka dhe këngë shumë ritmike. Nuk e kam pasur luksin të provoj diçka tjetër më të madhe. Për rikthim do jem po ajo Vesa, por në vazhdim të shohim. Dua të eksperimentoj, por do ia lëmë kohën. Do të ketë bashkëpunim me Gerin dhe do të vijë në një moment të bukur”, tha ajo.

Image

(Kosova Sot Online)